Paralajmërimi i Tahirsylajt: Rajoni i Dukagjinit “epiqendra” e stuhisë në formë të tornados

Një stuhi e fuqishme përcjellur me shtrëngata ka goditur vendet e rajonit, Kroacinë, Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën.

Raportohet se së paku katër persona kanë humbur jetën si dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Profesori i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj ka bërë të ditur se edhe Kosova pritet të të përfshihet nga një mot i ngjashëm, por pa të reshura dhe me intensitet më të ulet.

“Stuhia, në formë tornadoje që ka përfshirë vendet përreth, nga nesër pritet ta preke dhe vendin tonë, por me intensitet më të ulët dhe pa reshje shiu”, tha Tahirsylaj për Telegrafin.

Sipas tij, rajoni i Dukagjinit do të jetë si “epiqendra”, e stuhisë në formë të tornados.

Ndërkaq, kjo thekson ai, mund të dëmtojë kulturat bujqësore. Tahirsylaj nuk përjashton mundësinë për reshje të dobëta lokale dhe ndonjë shkarkesë elektrike.