Paralajmërohet padi ndaj Ministrit Murati

Ali Sefaj, udhëheqës i Këshillit Grevist të Shërbyesve Civilë, ka thënë se veprimet e Ministrit Hekuran Murati për mos ekzekutimin e pagave ndaj grevistëve janë të papranueshme.

Në një prononcim për Paparacin, Sefaj ka thënë se nesër do të dorëzohet padi ndaj ministrit Murati, teksa ka shtuar se greva do të vazhdoj.

“Veprimet janë të papranueshme dhe janë presion mbi administratën shtetërore që ta pezullojnë grevën. Nesër do dorëzohet kallëzim penal për ministrin Hekuran Murati dhe padi në rast se nuk ekzekutohen pagat e plota. Greva do të vazhdojë, deri në realizimin e kërkesave”, tha ai.