Parashikimi i motit, le të rrinë “gati” banorët e Dukagjinit

Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat gjatë pasditës pritet të jenë më të shtuara, ku më vonë, kryesisht në mbrëmje pritet të arrijë një sistem frontal.

Fillimisht në perëndim të vendit, ndërsa gjatë natës do të lëvizë drejt lindjes por dukshëm i dobësuar.

Sistemi pritet të gjenerojë rrebeshe lokale shiu dhe disa shkarkesa elektrike, të shoqëruara me stuhi, sidomos në Rrafshin e Dukagjinit.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut, e cila gjatë ditës pritet kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, ndërsa gjatë kalimit të sistemit në momente të caktuara pritet të jetë jashtëzakonisht e fuqishme, me shpejtësi deri në 85 km/h, me ç’rast mund të ketë edhe dëme materiale!

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 24 deri në 28°C. /MeteoKosova/