Parashikimi i motit për sot

Për të dielën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje shiu, sidomos gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes.

Reshjet lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 15-36 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 13°C. /MeteoKosova/