Parashikimi i motit për sot, me diell dhe temperatura deri në 34 gradë

Sot mot stabil, me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Temperaturat do të shënojnë rritje dhe ajo maksimale në Kosovë parashihet të arrijë deri në 34 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë veror.

Temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme mbi 35 gradë Celsius në zonat më të nxehta të territoreve tona. Vranësirat do të jenë të pakta dhe lokale.