Parashikimi i motit për të martën

Për të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë orëve të pasditës pritet shtim i tyre, ku më vonë si dhe në orët e mbrëmje pritet të pasohen nga një sistem frontail, i cili pritet të sjellë reshje shiu në të gjithë vendin deri në mesnatë.

Reshjet lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa të shpërndara elektrike. Duke vazhduar më vonë drejt lindjes dhe juglindjes, reshjet fillojnë duke u dobësuar.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-60 km/h! Temperaturat minimale do të lëvizin prej 4 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 19 deri në 24°C. /MeteoKosova/