Parashikimi i motit për tërë javën

Ditëve të para të javës vazhdon mot i nxehtë. Nga e mërkura temperaturat në rënie, e të premten më freskët. Të martën e mërkurën priten edhe reshje.

4.07 – Nxehtë. Paradite kryesisht me diell. Pasdite pjesërisht vranët, me mundësi për rrebeshe e bubullima, kryesisht rreth viseve malore.

5.07 – Paradite kryesisht me diell. Ditën nxehtë, me zhvillime të vransirave, e më vonë edhe rrebeshe me bubullima.

6.07 – Kryesisht me vransira dhe jo aq nxehtë. Priten edhe reshje lokale shiu, të shoqëruara edhe me bubullima.

7.07 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë.

8.07 – Kryesisht me vransira dhe më freskët. Mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat në rënie graduale, minimalet zbresin nga 18C deri në 15C e 14C, ndërsa maksialet, deri të marten rriten në 34C, e të mërkurën zbresin në 28C, të premten edhe deri në 22C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga veriu e verilindja 4-11m/s.
Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale.