Pas deklaratës së Macron, Bislimi udhëton për vizitë zyrtare në Francë

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka udhëtuar për vizitë zyrtare drejt Francës.

Bislimi në Paris do të takohet me zyrtarë të institucioneve franceze e diplomatë të shteteve anëtare të BE-së.

“Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt Parisit. Ditën e sotme, gjatë qëndrimit në Francë, do të takohet me Sekretaren e Shtetit për çështje Evropiane të Francës, Laurence Boone, diplomatë nga shtetet anëtare dhe deputetë të Parlamentit francez”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.