Pas Gjilanit, PDK-ja prish koalicionin me LVV-në edhe në Podujevë

Partia Demokratike e Kosovës ka shkëputur koalicionin qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje në Komunën e Podujevës, pasi para disa ditësh të njëjtën e kishte bërë edhe Gjilan.

Siç njoftojnë nga kjo parti, vendimi vjen pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të PDK-së, ku u vendos që të shkëputet çdo lloj komunikimi zyrtar me kryeministrin Albin Kurti dhe me presidenten Vjosa Osmani.

“Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së, të mbajtur më 3 korrik, pasi është diskutuar gjatë për situatën në vend dhe sanksionet që tashmë po i vuajnë shteti dhe qytetarët tanë, ishte dakordim i përgjithshëm se Kryeministri Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje janë duke shkatërruar çdo të arritur në Kosovë të këtyre dy dekadave dhe janë duke e dërguar vendin drejt konfrontimit me aleatët që kanë qenë mbështetësit kryesor të lirisë dhe shtetësisë së Kosovës, duke e rrezikuar të ardhmen e shtetit të Kosovës”, thuhet në kumtesën e PDK-së.