Pas ndalimit në Bullgari, rikthehet në punë kryeshefi i KRU Gjakovës

Bordi i Drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova” në mbledhjen e jashtëzakonshme ka shfuqizuar vendimin për pezullimin e marrëdhënies së punës për kryeshefin ekzekutiv, Hasan Krasniqi.

“Z. Hasan Krasniqi i sistemuar në vendin e punës si Kryeshef Ekzekutiv i KRU ‘Gjakova’ SH.A-Gjakovë, është i obliguar që të paraqitet në punë nga dt.08.04.2024”, thuhet në reagimin në facebook.

Krasniqi ishte arrestuar nga policia bullgare në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar i lëshuar ndaj tij nga policia italiane nën dyshimet për trafikimin me qenie njerëzore.