Pas një sëmundjeje të rëndë, vdes Skender Hondozi

Pronari i kafiterisë së njohur në qytetin e Rahovecit “Rendez-Vous”, Skender Hondozi ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të rëndë.

Ngushëllime familjes Hondozi i ka shprehur edhe kryetari Smajl Latifi, i cili e ka kujtuar Hondozin si mik e njeri të mirë.

Lajm i mirë, fillon ekzekutimi i pagesave të subvencioneve për çdo kulturë bujqësore për vitin 2022

Ai ka shkruar:

Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të njeriut të mirë dhe mikut tim të veçantë, Skender Hondozi. Me vite të tëra, pothuaj çdo ditë kam pirë kafe në Rendez-Vous (Randevu), ku SKENDA të priste përzemërsisht dhe pa përtesë, si gjithmonë shërbente me një buzëqeshje e me plot sinqeritet.

SKENDA nuk arriti të përballojë sëmundjen e rëndë e cila e mori në moshë të re.

Ai do të më mungojë jo vetëm mua, por edhe shumë të tjerëve, ashtu siç do të mbetet në kujtesën time, mikpritja, miqësia dhe respekti që kultivoi, mbështetja dhe besimi që kishte ndaj meje, e mbi të gjitha sjellja e mirë dhe buzëqeshja e tij.

U shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes së ngushtë Hondozi, farefisit dhe gjithë atyre që e njohin SKENDËN!

U prehtë në qetësi shpirti yt, Skendë!