Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe zëvendësi i tij, Besnik Bislimi sot do të mbajnë konferencë për media

Zyra e Kryeministrit nuk e ka bërë të ditur arsyen e kësaj konference e cila fillon në orën 10:30 dhe mbahet në ndërtesën e Qeverisë.

Kjo është konferenca e parë pas takimit të kryeministrit Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq të mbajtur enjten në Bruksel, takim i cili përfundoi pa ndonjë sukses.

Kurti, pas takimit në Bruksel deklaroi se nuk mund të pranojë diçka si kompromis nëse Asociacioni vendoset si konsensus nga ana e BE-së.

Ai ka thënë se në takim ka qenë i vetmi që ka hedhur një propozim konkret në tavolinë.