PDK homazhe në Prekaz: Nëntori, muaj i rëndësishëm për Shqipërinë e Kosovën

Përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës si dhe të Komunës së Skënderajt kanë bërë homazhe në Memorialin Adem Jashari në Prekaz në nder të festës së 28 Nëntorit.

Nënkryetari i kësaj partie, Uran Ismaili, i shoqëruar nga kryetari i Skënderaj, Fadil Nura, tha se nëntori është një muaj i rëndësishëm sepse në të ngërthehen shumë festa të rëndësishme për shqiptarët.

Ai tha se përvec se në Shqipëri, muaji i nëntori jehoi edhe në Kosovë me daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës.

Në anën tjetër, kryetari i Komunës së Skënderajt, Fadil Nura, tha se festat e nëntorit ngërthejnë disa ngjarje që lidhen me lirinë e të gjithë shqiptarëve, teksa dalja publike e UÇK-së vetëm se ia shtoi rëndësinë festës së 28 Nëntorit. /KP/