PDK-ja e bindur: Qeverinë e re të Kosovës do ta formojë Bedri Hamza

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në konferencën e sotme u pyet për sondazhin që u publikua nga UBO Consulting ditë më parë.

Ai ka thënë se zgjedhjet e përcaktojnë fatin e qeverisë, jo sondazhet.

“Sondazhet janë sondazhe, por zgjedhjet janë ato që përcaktojnë fatin e një qeverie. Ne i bëjmë thirrje edhe kryeministrit Kurti dhe qeverisjes së LVV-së që të mos frikësohen dhe ti përgjigjen pozitivisht ftesës së PDK që më 9 qershor të organizohen zgjedhjet e parakohshme”, tha Tahiri.

Tahiri u shpreh se qeverinë e re do ta formoj kandidati i tyre për kryeministër, Bedri Hamza dhe se për këtë gjë nuk kanë asnjë pikë dyshimi.

“Zgjedhjet janë nevojë për nxjerrjen e vendit nga sanksionet dhe kriza. Ne nuk kemi as edhe një dyshim që mandatari që do ta formoj qeverinë e re të Kosovës do të jetë Bedri Hamza nga PDK. Ne konsiderojmë që vendimi jonë që të shkojmë në zgjedhje më 9 qershor është vendim i duhur”, tha ai.