Peci “djegë” AAK-në, ia “merr” zyret – objekti kalon në pronësi të MBPZhR-së

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se ministria e Bujqësisë ka kthyer sot 600 metra katrorë në shërbim të dilasterit që ai udhëheqë.

Peci ka njoftuar se së shpejti do të fillojë procesi i renovimit.

I rikthyem mbi 600 metra katrorë në shërbim të titullarit; Ministrisë së Bujqësisë! Sot vizitova hapësirat e objektit të Ministrisë së Bujqësisë në Lagjen Ulpiana në Prishtinë, ku kemi rikthyer mbi 600 metra katror në shërbim të institucionit. Së shpejti do të fillojmë me procesin e renovimit.

Mbetem optimist se instancat e sistemit të drejtësisë do të marrin një vendim meritor që objekti i Ministrisë dhe hapësirat për rreth saj të jenë në shfrytëzim dhe shërbim për titullarin dhe njëherit të mundësohet zbatimi i vendimit tim si Ministër i marrë me datë 22.08.2023″ shkruan Peci në njoftim.