Pejë: Një person goditet me sëpatë në kokë, arrestohet i dyshuari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Pejë, ku një person dyshohet se ka tentuar ta vrasë një person tjetër, duke e goditur me sëpatë në kokë.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë me dije se i dyshuari është arrestuar.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Pejë, me datë 28.02.2024,   nga viktima  është njoftuar  se gjerë sa ishte në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë, ishte goditur me sëpatë në kokë nga një person, me ç ’rast i  kishte shkaktuar lëndime.

 Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe ka kryer shikimin e vendit ngjarjes.

Pas një pune intensive të hetuesve me datë 28. 02. 2024, është  identifikuar dhe arrestuar i dyshuari:

– I. I.  i lindur  1983″, thuhet në komunikatën e Policisë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor, në dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë’.