Për kapjen e Sekiraqës policia kërkon edhe ndihmën e qytetarëve

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për kapjen e Enver Sekiraqës.

Kështu bëri të ditur vetë institucioni në fjalë përmes një komunikate të para pak çasteve.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

– Enver (Hamit) Sekiraqa i lindur me 18.11.1973 me adrese banimi rruga ”Gryka e Llapushnikut” numer 7 në Prishtinë.

I dënuar për veprën penale” shtytje në kryerjen e vrasjes së rendë të parashikuar nga neni 147, par 3 dhe 9 lidhur me nenin 24 të KPK-së.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor ose nga telefonia fikse dhe mobile: 192 ose 038 550 999, të gjitha thirrjet në numrin 080019999 janë anonime, pa pagesë dhe konfidenciale.