Për shkak të punës, La Fioritës do t’i mungojnë katër futbollistë ndaj Ballkanit

La Florita e ka marrë një lajm katastrofal para ndeshjes kthyese ndaj Ballkanit.

Skuadra nga San Marino do të jetë mysafire e Ballkanit nesër mbrëma në “Fadil Vokrri”.

Vikingur Gota, ekipi nga fshati me 656 banorë që po luan në kualifikueset e Conference League

Kjo ndeshje është e vlefshme për rundin e dytë eliminator në Ligën e Konferencës, teksa ndeshjen e parë e fituan suharekasit 0:4.

“SanMarinoTV” raporton se katër futbollistë do t’i mungojnë La Floritës shkaku i punës.

Lunadei, Zafferani, Vitaioli dhe Pellegrino janë mungesat e La Fioritas në ndeshjen e kthimit kundër Ballkanit në Prishtinë.

Vikingur Gota, ekipi nga fshati me 656 banorë që po luan në kualifikueset e Conference League