Përballjet e fundjavës

Radha për xhiron e 11 në elitën kosovare të futbollit.

Kur kemi hyrë në një fazë tejet të nxehtë të kampionatit, skuadrat veçse kanë filluar t’i vënë në linjë synimet e tyre, shkruan Futbollikosovar.net.

Dy skuadrat e para në renditjen tabelare, Drita e Ballkani do të luajnë si mysafirë.

Përderisa portokallinjtë që dje u mposhtën nga Sivasspori në Conference League i shkojnë Drenicës në “Bajram Aliu”, Drita do të udhëtojë drejt Klinës për t’u ndeshur me Dukagjinin.

Prishtina e Munishit do të jetë nikoqire e Ferizajt, kurse Trepça’89 do të ndeshet me Llapin e Batatinës.

Më poshtë të gjitha duelet e fundjavës dhe renditja tabelare para sfidave respektive.