Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka përfunduar aksioni i Krimeve Ekonomike në Obiliq dhe Prizren.
Në Prizren janë arrestuar 5 persona, përderisa në Obiliq 2.
Të dyshuarit sipas policisë janë arrestuar mbi dyshimin për “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”.
Termokos nuk rrit çmimin, ofron ngrohje edhe për 4 mijë konsumatorë të rinj
“Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë ka realizuar dy operacione policore të cilat kanë rezultuar me arrestimin e shtatë personave të dyshuar të përfshirë në aktivitete kriminale
Rasti i parë është realizuar sot me datë 25.07.2022 në Obiliq, ku dyshohet se dy personat e dyshuar, përgjegjësit e mbikëqyrjes së punimeve në projektin me titull:
“Ndërtimi i brezit të gjelbër – Kosova A”, duke mos iu përmbajtur kritereve të projektit që ndërlidhen me vendosjen (madhësinë) e gypave, dyshohet se i kanë shkaktuar buxhetit të Komunës së Obiliqit dëme të konsiderueshme material”, thuhet në njoftimin e PK-së.