Përleshen fizikisht dy basketbollistë të KB Vëllaznimi, njëri përfundon me hundë të thyer

Një basketbollist është arrestuar në Gjakovë, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar bashkëlojtarin e tij në stërvitje, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Rasti ka ndodhur gjatë pasdites së të mërkures.

“Atë që mund t’ju konfirmoj është se dje në rrugën “Tirana” është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar, mbi dyshimin se rreth orës 17:30 ka sulmuar fizikisht viktimën, po ashtu mashkull kosovar derisa kishin qenë duke u stërvitur, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore”, u shpreh Elezaj.

Ai potencoi se viktimës i është ofruar ndihma mjekësore si dhe është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit është iniciuar rast “Lëndim i rëndë trupor” .