Përleshje fizike mes tre personave në Gjakovë

Foto: Ilustrim

Një përleshje fizike mes tre personave ka ndodhur ditën e shtunë në Gjakovë.

Policia njofton se rasti ka ndodhur rreth orës 12:48.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në njoftim.