Përleshje mes punëtorëve të shkollës “Naim Frashëri” në Podujevë, 58-vjeçari përfundon në pranga

Të mërkurën pasdite, në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Podujevë, dy punëtorë kanë pasur një debat verbal që dyshohet se eskaloi në sulm.

I dyshuari për sulmin është një 58-vjeçar, i cili e ka goditur viktimën, kolegun e tij 51-vjeçar, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Për pasojë, i njëjti u detyrua të kërkojë ndihmë, me ç’rast ka marrë trajtim në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë.

Rasti u denoncua menjëherë edhe në Polici dhe si rezultat, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor, nën dyshimin për veprën penale “Lëndim i lehë trupor”.