Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se viti 2024, do të jetë vit i investimeve të mëdha kapitale.
Rama përmes një postimi në Facebook, ka treguar se gjatë javës janë mbledhur me të gjithë ekipin në njërin nga fshatrat e Prishtinës për të përpiluar buxhetin që i adreson maksimalisht nevojat e kryeqytetaseve.
Ai tutje ka thënë se vitin e ardhshëm do të përfshijnë ndërtimin e Unazës së brendshme të qytetit, e cila lidh Arbërinë me Lakrishtën, lidhja e Arbërisë me Pallatin e Rinisë, ndërtimin i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” e të tjera.
Njoftimi i plotë:
2024-A VIT I INVESTIMEVE TË MËDHA KAPITALE!
Gjatë javës që po e lëmë pas u mblodhëm me të gjithë ekipin në njërin prej fshatrave më të bukur të Kryeqytetit për të përpiluar buxhetin që i adreson maksimalisht nevojat e kryeqytetasëve.
Viti i ardhshëm do të jetë vit i investimeve kapitale, ku përfshihen përfundimi i ndërtimit të Unazës së brendshme të qytetit, e cila lidhë Arbërinë me Lakrishten, lidhja e Arbërisë me Pallatin e Rinisë, ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani”, ndërtimi i pjesës së dytë të rrugës “Jim Xhema”, sallës së madhe multifunksionale, ndërtimi i shkollave e çerdheve të reja, përmirësimi i tërësishëm i infrastrukturës rrugore brenda kryeqytetit, menaxhimi efikas i mbeturinave, e plot punë të tjera për #Prishtinënpraktike e të përjetimeve.