Përplasje e rëndë mes një Golf II-shi dhe një BMW-je në Pejë, dy ambulanca në vendngjarje

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në fshatin Vitomericë të Pejës.

Sipas disa pamjeve të siguruara nga Indeksonline, në aksident janë të përfshirë një veturë e tipit golf 2 dhe një bmw.

Dyshohet se në këtë aksident kanë mbetur të lënduar katër persona.

Në vendin e ngjarjes është e pranishme Policia e Kosovës dhe dy ambulanca.

Ndërsa ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti.