Përplasje në Parlamentin e Serbisë, pozitë e opozitë bëhen “llom” mes vete

Serbët vazhdimisht kanë probleme, jo vetëm me fqinjët por edhe në mes vete.

E incidente të njëpasnjëshme ka edhe në Parlamentin e Serbisë.

Një i ngjashëm ka ndodhur pak më parë, pas fjalimit të kreut të grupit parlamentar të Partisë Popullore, Miroslav Aleksiq.

Deputetët e pozitës dhe opozitës janë paplasur keq, transmeton lajmi.net.

Me këtë rast, deputetët serbë Vladimir Gajiq dhe Stefan Jovanoviq, kanë hyrë për të qetësuar situatën.

Siç raportohet në mediat serbe, deputetët e koalicionit qeverisës i janë përgjigjur verablisht kolegëve të tyre nga opozita ku pati edhe një përplasje të ashpër.

Pas kësaj, kryetari i Kuvendit të Serbisë, Vladimir Orliq, bëri thirrje për pauzë që më pas të vazhdohet me seancë.