Personi që u plagos sonte në Prishtinë, njihet si ‘Canki’

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, ku një person është plagosur dy herë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Personi që u qëllua dy herë me armë zjarri është Veton Gashi – i njohur si ‘Canki’.

Në vendin e ngjarjes ndodhen njësitë përkatëse të Policisë, ku po kryhen ekzaminimet e nevojshme.