Përurohen shtatoret e heroit Rrustem Bruqi dhe kolonelit Tahir Zemaj në Pejë

Para 25 viteve, fshati Loxhë i Pejës u përball me armikun, duke shënuar një kapitull të lavdishëm të luftës për liri.

Pikërisht sot, në këtë përvjetor, u nderuan heroi Rrustem Bruqi dhe koloneli Tahir Zemaj, me shtatore madhështore, që u zbuluan sot në këtë qytet, raporton Gazeta Sinjali.

Në këto organizime, morën pjesë qytetarë të shumtë, të cilët edhe publikuan pamje nga nderimi që ua bënë heronjve.

Në betejën e Loxhës, përveç Bruqit, ranë dëshmorë edhe Enver Alaj, Xhavit Qufaj, Tahir Shala dhe Lumni Surdulli.

Loxha është njëri nga vendet që ka paguar shtrenjtë çmimin e lirisë. Sakrifica e banorëve të saj dhe rezistenca e pathyeshme e tyre bëri që të fitohet rruga për liri.