Plagosja në Prishtinë, nga Policia e Kosovës shpalosin detaje për 07 Press

Pak çaste më parë, 07 Press raportoi për një plagosje në kryeqytet.

Ka qenë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti që dha detaje shtesë.

Për 07 Press ajo tha se ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 19:00.

“Sot rreth orës 19:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Lakrishte në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Bazuar në të dhënat fillestare  dyshohet se me armë zjarri janë plagosur tre persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për arrestimin e dy personave të dyshuar ( të cilët janë identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”.