Po kërkohej për tentim vrasje, arrestohet 30-vjeçari në Fushë-Kosovë

Një 30 vjeçar është arrestuar nga policia të martën.

A.Z, ishte i kërkuar për tentim vrasje në Fushë Kosovë, që kishte ndodhur më 18 dhjetor të vitit të kaluar.

Siç njofton policia, kërkimet e vazhdueshme për arrestimin e tij, nga ana e policisë dhe ftesa për paraqitje, kanë bërë që personi i dyshuar, sot të paraqitet në polici.

“Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.