Podujevë: Burri e rrah gruan, ia thyen dorën

Një grua është rrahur nga bashkëshorti i saj.

Si pasojë ajo ka pësuar frakturë në dorë.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur në Podujevë të dielën rreth orës 19:00.

Personi i dyshuar është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti po hetohet si “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Dhunë në familje”.