Podujevë: Keqtrajtoi fizikisht një vajzë katër vjeçare, Prokuroria nis hetimet ndaj logopedit

Logopedi B.S nga Podujeva po vazhdon të mbahet në masën e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa ndaj tij kanë nisur hetimet pasi i njëjti dyshohet se ka keqtrajtuar fizikisht një vajzë katër vjeçare.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore, Laureta Ulaj tha për Telegrafin se i dyshuari gjendet nën masën e ndalimin prej 48 orësh.

“Rastit të cilit i referoheni, ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit i dyshuari gjendet nën masën e ndalimit prej 48 orësh, derisa ndaj të njëjtit do të ndërmerren veprime procedurale-ligjore. Ndaj kësaj çështjeje penale janë duke u ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me Policinë”, tha ajo.

Ndryshe, një logoped dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një vajze të mitur në Podujevë.

Lidhur me rastin, Policia ka arrestuar logopedin e dyshuar.