Policia del me sqarim për kompentecat e NjSI-së: Janë dhe do të mbesin të pandryshuara

Policia e Kosovës ka dal me një reagim lidhur me raportimet se i janë hequr disa nga kompetencat e Njësisë Speciale Intervenuese.

Siç thuhet në njoftimin e Policisë kompetencat e Njësisë Speciale Intervenuese janë dhe do të mbesin të pandryshuara.

Të gjitha autorizimet policore janë të përcaktuara me ligj dhe akte tjera normative të cilat në vija të përgjithshme përshkruajnë organizimin dhe strukturimin e brendshëm policorë, përderisa detyrat specifike të punonjësve sipas pozitave, përshirë Drejtorinë e Njësisë Speciale Intervenuese, janë të rregulluara me përshkrim të detyrave dhe përgjegjësive të vendit të punës, autorizime dhe detyra këto të cilat kanë qenë dhe mbesin të pa ndryshuara, thuhet në njoftim.

Reagimi i Policisë pa ndërhyrje plotë:

Policia e Kosovës (PK), me qëllim informimin e drejtë të opinionit publik, përmes këtij njoftimi zyrtar duke iu referuar disa shkrimeve të publikuara në media/portale të ndryshme, ku thuhet se kinse Qeveria e RKS-së, i heq disa nga kompetencat e Njësisë Speciale Intervenuese të PK-së, informon dhe sqaron se;

Të gjitha autorizimet policore janë të përcaktuara me ligj dhe akte tjera normative të cilat në vija të përgjithshme përshkruajnë organizimin dhe strukturimin e brendshëm policorë, përderisa detyrat specifike të punonjësve sipas pozitave, përshirë Drejtorinë e Njësisë Speciale Intervenuese, janë të rregulluara me përshkrim të detyrave dhe përgjegjësive të vendit të punës, autorizime dhe detyra këto të cilat kanë qenë dhe mbesin të pa ndryshuara.

Për më shumë, bazuar në strukturën organizative të Policisë së Kosovës e ndryshuar dhe miratuar vitin e kaluar, njësive të specializuara i është kushtuar rëndësi e veçantë, duke i ngritur nga siç ka qenë Divizion i Njësive të Specializuara, tani në Departament të Njësive të Specializuara, përfshirë këtu edhe avancimin e NJSI-së nga Njësi në nivel të Drejtorisë.