Katër të plagosur në Lupç të Podujevës. Ashtu siç edhe raportoi para pak çastesh Paparaci, ashtu edhe u konfirmua nga policia.
Zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti pohoi se për pasojë kanë mbetur katër të plagosur, tre prej tyre me armë zjarri, kurse një tjetër nga arma e ftohtë, thika, përcjell Paparaci.
“Sot rreth orës 16:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast janë plagosur nga arma e zjarrit tre persona, ndërsa një person ka pësuar lëndime nga arma e ftohtë (thikë)”, tha Ahmeti.