Policia e Kosovës ndalon veturën me targa ruse, arreston dy francezë

Policia e Kosovës raportohet se ka arrestuar dy nënshtetas të Francës për shkak të dyshimit se kanë hyrë në vendin tonë përmes rrugëve ilegale.

Të arrestuarit janë një 68 vjeçar me inicialet B.G. dhe një 36 vjeçar me inicialet A.F.

Memli Krasniqi: Përgjithmonë mirënjohës për Policinë e Kosovës dhe heroizmin e Enver Zymberit

Kjo ngjarje ka ndodhur në pasditen e djeshme, kur zyrtarët e Policsë ndaluan një automjet të tipit Land Rover me targa ruse, ku ndodheshin dy personat e lartpërmendur.

“Dyshohet se të dyshuarit duke përdorur rrugët ilegale kane hyrë në Republikën e Kosovës, me ç’ rast të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare’. Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori kompetent i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, i cili ka autorizuar inicimin e rastit dhe me vendim të prokurorit, të dyshuarit dërgohen në mbajtje.” – thotë Policia.

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës gjatë së martës