Policia e Kosovës thërret konferencë të jashtëzakonshme për medie në Mitrovicë të Jugut

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot do të mbahet një konferencë e jashtëzakonshme lidhur me rastin e mbrëmshëm në Zveçan, ku policia ka identifikuar dhe njëherit konfiskuar një veturë me targa serbe, në të cilën kishte pasur një sasi armatimi e mjete të ndryshme ushtarake.

Në konferencë pritet të marrë pjesë ministri i MPB-së Xhelal Sveçla dhe drejtori i PK-së Gazmend Hoxha.

“Koha/ora: 12:00. Vendi: Kampi ‘Belvedere’ Mitrovicë Jugu Ftohen mediat të marrin pjesë dhe ta përcjellin këtë konferencë”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Lajmi.net do t’ju raportojë në kohë reale lidhur me deklarimet në konferencën respektive dhe jo vetëm.