Policia e Kosovës e ka shpallur person në kërkim xhudistin Akil Gjakova.
PK thotë se ai kërkohet për veprën penale “Dhunë në familje”.
Policia ka kërkuar nga qytetarët që, nëse kanë, të japin informacione për vendndodhjen e tij.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.”