Policia i shqipton gjobë dhe masë mbrojtëse të heqjes së patentë shoferit një 20-vjeçari

Policia sot rreth orës 17:50 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, në fshatin Rakaj të Ferizajt ka ndaluar shoferin E.A i moshës 20 vjeçar, i cili me veturë ka bërë tejkalimin në vijë të plotë.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se ndaj tij policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 200 euro, dy pikë negative, dhe për tre muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacion, të mos bëjnë tejkalim në vijë të plotë. Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë”, thuhet në njoftim