Policia jep detaje për autobusin që u përfshi nga zjarri: Nuk ka asnjë të lënduar

Asnjë person nuk ka pësuar nga djegia e një autobusi në rrugën Prishtinë Podujevë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti i tha Gazetës Express se autobusi është dëmtuar tërësisht nga zjarri, i cili është fikur më pas.

“Sot rreth orës 16:30, është raportuar se në rrugën Prishtinë -Podujevë, një autobus është përfshirë nga zjarri, i cili është dëmtuar tërësërisht”, tha Ahmeti.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar”, shtoi ajo.

Siç bëhet e ditur, Policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për t’i sqaruar plotësisht rrethanat e këtij rasti.