Policia kërkon ndihmë në kapjen e Korab Gashit për plaçkitjen e argjendarisë në Suharekë

Policia e Kosovës është duke kërkuar ndihmë për kapjen e Korab Zeqir Gashit pasi është në arrati lidhur me plaçiktjen e argjendarisë në Suharekë më 22 nëntorit.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se ndaj të dyshuarit në fjalë është lëshuar  edhe urdhër arresti nga organet e drejtësisë.

Për identifikimin dhe arrestimin e tij kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë atyre që kanë informata të rëndësishme.

Të gjitha informatat do të trajtohen në mënyrë konfidencale nga ana e Policisë.

Numrat kontaktues: 192 ose 080019999 ose permes

E-mail adresës elektronike: [email protected]