Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një të dyshuare

Policia po kërkon ndihmë nga qytetarët, në ofrimin e informatave që do të ndihmonin në identifikim e një të dyshuare, e cila po kërkohet nga organet e rendit.

Ajo dyshohet për Shpërdorim të pasurisë së huaj, dhe keqpërdorim të kartelave bankare.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, shkruan në kërkesën e policisë.