Policia kërkon ndihmë për kapjen e të dyshuarit për dy raste të vjedhjeve, publikon fotografitë

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e një personi që dyshohet për dy raste të vjedhjeve.

Në njoftimin e PK-së në Facebook janë bashkëngjitur edhe dy fotografi të personit të dyshuar.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

I dyshuari kërkohet për përfshirje në dy raste të vjedhjeve.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.”