Policia, KFOR-i dhe EULEX-i diskutojnë për masat e shtensionimit në veri

KFOR-i, Policia e Kosovës dhe EULEX-i janë takuar sot ku edhe kanë diskutuar për masat e shtensionimit në veri të Kosovës.

“Komandanti i Misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, u takua me shefin e Misionit të EULEX-it, Pietro Barbano dhje Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxhën”, thuhet në postimin e KFOR-it në Twitter.

“Ata diskutuan gjerësisht masat për shtensionim që do të zbatohen në afat të shkurtër nga institucionet në Kosovë”.

“Takimi ishte pozitiv dhe konstruktiv, dhe do të pasojë me takime të mëtutjeshme periodike edhe në nivel teknik, edhe në atë ekzekutiv”.