Policia konfirmon një të vdekur nga vetaksidenti në Deçan, tre të tjerë në kujdesin intensiv

Një vetaksident i rëndë është regjistruar sonte në Lëbushë të Deçanit.

Siç kanë bërë të ditur nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës, nga ky aksident është shënuar një i vdekur.

Tutje, bëhet e ditur se tre të tjerët janë dërguar në kujdes intensiv.

“Në orën 17:17 kemi pranuar informatën për një vetaksident trafiku të ndodhur në Lëbushë të Deçanit. Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka hasur në katër persona të lënduar të cilët ndodheshin në një veturë. Të lënduarit menjëherë janë transportuar drejt Spitalit Rajonal në Pejë, ku më pas është konfirmuar se njëri nga ta ka vdekur ndërsa tre të tjerët po trajtohen në kujdesin intensiv”.