Policia konfirmon vrasjen dhe plagosjen e dy personave në Vushtrri

Policia ka konfirmuar vrasjen e sotme në Vushtrri dhe plagosjen e dy personave.

Zëdhënësi i policisë, Avni Zahiti ka treguar se vrasja ka ndodhur rreth orës 15:50 në Vushtrri.

“Rreth orës 15:50, është raportuar se nga arma e zjarrit ka humbur jeten një person, ndërsa dy persona tjerë  kanë mbetur të plagosur”, ka thënë Zahiti.

Ai ka treguar se në lidhje me ngjarjen janë arretuar dy persona të  dyshuar, si dhe është konfiskuar një armë.

“Hetimet e mëtejme po vazhdojnë  nga njësite përkatëse policore”, ka thënë Zahiti.