Policia me aksion në veri, në një shtëpi të pabanuar gjenden uniforma ushtarake, pantolla ushtarake, e shok bombë

Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në veri të vendit.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit në një shtëpi të pabanuar janë gjetur këmisha policore, pantallona ushtarak, pranga të plastikës dhe shok bombë.

“Njësitë policore gjatë kontrollit në një shtëpi  të pabanuar kanë gjetur dhe konfiskuar disa uniforma ushtarake (një këmishë policore, tre palë pantallona ngjyrë të gjelbër ushtarake, pesë këmisha ushtarake,  dy qanta të vogla dore, një palë pranga të plastikës dhe një shok bombë)’’, thuhet në njoftim.

Bëhet  e ditur se lidhur me këtë rast, nuk është raportuar për persona të dyshuar, derisa rasti është duke u hetuar./Lajmi.net/