Policia me detaje të reja për tentim vrasjen e Marko Jablanoviqit

Përmes raportit 24 orësh, Policia e Kosovës ka dhënë detaje për tentim vrasjen e Marko Jablanoviqit, anëtarit të partisë së Nenad Rashiq.

Siç ka raportuar në Polici, ai vërejtur se afër tij ishte një person i maskuar me armë në dorë, të cilën ia kishte drejtuar, por nuk kishte arritur të gjuante.

“VRASJE NË TENTATIVË- Leposaviq  05.05.2024-00:01. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se deri sa ishte duke hyrë në një lokal kishte vërejtur afër tij një person të maskuar me një armë në dorë të cilën ia kishte drejtuar viktimës, por nuk kishte arritur të gjuante. Njësit policore kanë dal në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.”

Zëvendësministri për kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq, ka shkruar të dielën në  Facebook se në Leposaviq ka pasur tentativë vrasjeje ndaj Marko Jablanoviqit, anëtarit të partisë së Nenad Rashiq.

Ai ka thënë se sulmuesit i ka dështuar arma që kishte planifikuar ta kryente atentatin. Po ashtu ka akuzuar Beogradin që qëndron mbrapa kësaj.

“Ngjarja tragjike nuk ka ndodhur pasi sulmuesit i ka dështuar arma automatike e tipit “Scorpion”. Nuk ka dyshim se pas atentatit qëndron regjimi i Beogradit, si dhe Radoiçiqi dhe kaubojët vendas Slavko Simiq dhe Zoran Todiq… Gjithashtu dua t’ju njoh me ngjarjet e ndodhura para zgjedhjes së Apos 2. Dihet gjerësisht se unë dhe Marko e mbështetëm Aleksandar Jabllanoviqin për të sjellë ndryshimet e nevojshme në Leposaviq”.