Policia në kërkim të Nuredin Lushtakut, Prokuroria urdhëron ndalimin e tij pas provave të reja

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka lëshuar vendimin për ndalimin e ish-nënkryetarit të Skenderjat, Nuredin Lushtakut, pas grumbullimit të provave të reja lidhur me incidentin e së shtunës, raporton Sinjali.

Policia ka nisur kërkimet për arrestimin e Lushtakut, por i njëjti ende nuk është hasur.

Posa të arrestohet, ndaj të njëjtit do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për shkak të veprave të lartcekura penale.

Detaje se si ndodhi i gjithë sulmi në Skënderaj nga fillimi deri në fund…