Policia në Shqipëri kap grupin që trafikonte lëndë eksplozive nga Kosova, tre gjilanas të arrestuar

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, bëri me dije detaje nga operacioni i goditjes së grupit të strukturuar kriminal, i cili merrej me trafik të lëndëve eksplozive nga Kosova drejt Shqipërisë.

“Goditet një rrjet i strukturuar kriminal nga Kosova, që kryenin trafik armësh dhe municione armësh drejt Shqipërisë”, tha ai.

Ai shtoi se janë sekuestruar mbi 200  kallëpe tritol, sasi kjo, e cila dyshohej se do përdorej në ngjarje kriminale në Shqipëri.

“Janë kapur 203 kallëpe lëndë plasëse, tritol. Me peshe 46 kilogramë. kjo sasi ishte e destinuar për ngjarje kriminale. Janë sekuestruar tre telefona dhe një makinë”, tha Voaj.