Policia nis hetimet për vdekjen e të riut në vendin e punës në Ferizaj

Një 18 vjeçar u raportua se vdiq dje në vendin e tij të punës në Ferizaj. Lidhur me këtë rast janë deklaruar edhe nga policia e Kosovës. Sipas policisë, sipas mjekësve ai ka vdekur për shkaqe natyrore.

Megjithatë policia tashmë ka nisur hetime për rastin.

Me urdhër të prokurorit ai është dërguar në IML për obduksion.

“Ferizaj  11.12.2023 – 15:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është sjellë pa shenja jete në QE-Ferizaj,  ku dyshohet se derisa ka qenë  në vendin e punës i është keqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë. Sipas mjekëve, vdekja është natyrore megjithatë njësitet policore janë duke kryer hetimet lidhur me rastin. Me vendim të prokurorit trup i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.